KARAPICI & ASSOCIATES është një zyrë e themeluar nga Avokate Raimonda Karapici, ne vitin 1997. Zyra operon në fushën e mbrojtjes së pronësise intelektuale në Shqipëri.
Shërbimi që ne ofrojmë është rregjistrimi i objekteve të pronësise industriale brënda territorit Shqiptar, si dhe ndërkombtarisht bazuar në Ligjin për Pronësine Industriale. Ne ofrojme konsulenca juridike dhe përfaqësime në Gjykatë për rastet e konflikteve të lidhura me shkeljen e të drejtave të pronësisë industriale dhe të drejtave të Autorit. Zyra kryen përfaqësime pranë autoriteteve doganore në lidhje me shkeljet e te drejtave.
Prej 24 vitesh ne ndihmojmë bizneset shqiptare dhe të huaja në mbrojtjen e brandit të tyre.
Zyra
- Ne regjistrojmë marka, dizenjo industriale, tregues gjeografik, mbrojmë patenta për shpikje si dhe të gjitha shërbimet e lidhura me kategoritë e mësipërme.
- Ne operojmë me shumë kompani të huaja të cilat na kanë besuar ndër vite, për ti përfaqësuar ato për të gjitha cështjet që kanë të bejnë me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
- Shumë biznese shqiptare na kanë besuar në regjistrimin e markave apo portofolit të markave si asete të tyre.
- Ne ofrojmë konsulencë ligjore profesionale.