- Çdo pjesë ose element tjetër i një vepre, përfshirë titullin e saj ose një personazh të shprehur aty, që në vetvete përfaqëson krijimin intelektual, mbrohet gjithashtu nga e drejta e autorit.
- Titulli i krijimit, i cili nuk plotëson kushtet për të qenë objekt i së drejtës së autorit dhe tashmë është përdorur për një vepër të caktuar, nuk do të përdoret për të njëjtën lloj vepre, nëse ky titull krijon konfuzion për autorin e krijimit.
- Objekt i së drejtës së autorit mund të jetë çdo vepër autori, përveç asaj që nuk mund të jetë e tillë për shkak të natyrës së saj dhe asaj vepre, për të cilën dispozitat e këtij ligji përcaktojnë që nuk mund të jetë objekt i së drejtës së autorit.
- Objekt i së drejtës së autorit është një vepër si një e tërë, duke përfshirë një punë të papërfunduar, titullin e një vepre dhe pjesët e saj që plotësojnë kushtet e përcaktuara.
LIGJI PËR TË DREJTAT E AUTORIT
E drejta e autorit është e drejta e një autori për të mbrojtur veprën e tij. Kjo do të thotë që një autor ka mundësinë ekskluzive për të shfrytëzuar veprën origjinale që ka krijuar dhe për të parandaluar që të tjerët të shfrytëzojnë veprën e tij pa lejen e tij. Ligji mbron të drejtat e autorit në SHQIPERI. Veprat që janë objekt i mbrojtjes së të drejtës së autorit janë:
Krijimet e fjalës, të shprehura nëpërmjet shkrimeve letrare dhe publicistike, leksionet, predikimet fetare, fjalimet, çdo krijim tjetër me gojë ose me shkrim dhe programet kompjuterike;
- krijimet dramatike dhe dramatiko-muzikore;
- kompozimet muzikore, me ose pa tekst;
- krijimet koreografike dhe pantomimat;
- krijimet audiovizuale, në të cilat përfshihen krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera audiovizuale të krijuara në mënyra të ngjashme me ato kinematografike, veprat radiofonike;
- krijimet e artit pamor në fushën e pikturës, skulpturës dhe grafikës, artet dekorative monumentale, pavarësisht nga materiali/mediumi përbërës i tyre, dhe krijime të tjera të artit pamor;
- krijimet arkitekturore, që përfshijnë vizatimet, planet, skicat në shkallë të zvogëluar dhe krijimet grafike në projektet arkitekturore;
- krijimet fotografike dhe çdo krijim tjetër që shprehet nga çdo proces i ngjashëm me atë fotografik;
- veprat e arteve të aplikuara, duke përjashtuar ato vepra, si dizajne industriale që mbrohen nga ligji “Për pronësinë industriale”;
- krijimet tredimensionale, ilustrimet, listat, hartat dhe vizatimet në fushën e topografisë, gjeografisë dhe shkencës në përgjithësi;
- krijimet hartografike;
- krijimet shkencore me shkrim ose me gojë, siç mund të jenë prezantimet, monografitë, deduksionet, disertacionet, studimet, leksionet universitare, librat shkollorë, projektet dhe dokumentacioni shkencor.
E drejta e autorit është normalisht në fuqi për një periudhë të kufizuar kohore pas vdekjes së autorit. Kjo kohë është 70 vjet.
Autori i një vepre është pronari i parë i së drejtës morale dhe ekonomike. Autorët mund të mbrojnë veprat e tyre nga vetë ata ose nga Shoqëritë e Autorëve